http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Wednesday, January 29, 2014

Rrahja i kushtoi Westit 250 mijë dollarë

Gjatë këtij muaji, këngëtari e sulmoi fizikisht një 18-vjeçar në një klinikë në Beverly Hills, pasi ai e kishte ofenduar partneren e tij, Kim Kardashian. Pas ardhjes së policisë, i riu e ka denoncuar reperin dhe ai akuzohej për sulm, përkundër se Kim pati deklaruar se përveç ofendimeve, i riu e kishte kërcënuar me vrasje. Duke qenë se Kanye edhe në të kaluarën ka pasur probleme me ligjin, ai nuk ka dashur që rasti të shkojë në gjykatë. Prandaj ia ka dhënë 250.000 dollarë 18-vjeçarit që të tërheqë akuzën, raporton TMZ. I riu kishte kërkuar rreth një milion dollarë, por është arritur marrëveshje për një çerek milioni. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment