http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Wednesday, January 29, 2014

Jones: Jemi të përgatitur

Fundori amerikan i Sigal Prishtinës, Kendrick Jones, në një bisedë për Telegrafin ka thënë se skuadra është e përgatitur mirë për sfidën kundër BC Ballkan në kuadër të Ligës Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti ka udhëtuar dje për në Botevgrad të Bullgarisë, ku i pret skuadra Balkan, të cilën me rezultat bindës e patën mposhtur në ndeshjen e parë në kryeqytet. Kjo ndeshje fillon sot në ora 16:30 dhe pritet të transmetohet direkt në RTK. “Është ndeshje e rëndësishme për ne. Ne jemi përgatitur shumë për t’u përballur me një kundërshtar të fortë”, u shpreh fillimisht Jones për Telegrafin. Sigal Prishtina ditë më parë ka afruar në radhët e veta edhe ish-qendrën e RTV 21, Urim Zenelajn, me të cilin Kendrick Jones kishte luajtur bashkë vitin e kaluar. Ky i fundit e sheh Zenelajn si përforcim të duhur për skuadrën bardhekaltër. “Ai na dhuron neve më shumë gjatësi në skuadër, pasi që është një lojtar i madh. Ai mund të na ndihmojë shumë neve”, shtoi Jones. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment