http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Monday, January 20, 2014

Fillon gjyqi ndaj Ribery dhe Benzema

Ka filluar procesi gjyqësor kundër dy futbollistëve francezë, Franck Ribery dhe Karim Benzema, të cilët akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë nën moshën madhore. Anësori i Bayern Munichut akuzohet se e ka ditur që Zahia Dehar ka qenë e mitur në vitin 2009 dhe e ka marrë me vete në Munih, para se të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai e mohon këtë akuzë. Nga ana tjetër, sulmuesi i Real Madridit akuzohet vetëm se ka paguar për seks në një hotel në Paris kur Zahia ishte 16 vjeçe. Ai mohon të ketë pasur ndonjë kontakt seksual me të. Avokati i Ribery, Carlo Alberto Brusa, ka thënë se klienti i tij është i bindur në pafajësinë. Seksi me prostituta nën 18 vjet në Francë dënohet maksimalisht me tre vjet burg , por gjasat janë të mëdha që dy futbollistët, në rast se shpallen fajtorë, të paguajnë gjobë prej 45.000 eurosh. Ndryshe, edhe Ribery edhe Benzema pritet ta përfaqësojnë Francën në Kampionatin Botëror në Brazil që mbahet gjatë verës që vjen.

No comments:

Post a Comment