http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Monday, January 20, 2014

Hoeness: Bayerni, më i miri në botë

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, mendon se klubi i tij është më i miri në botën e futbollit. Bavarezët janë kampionë në fuqi të Gjermanisë, Evropës dhe botës, ndërsa edhe këtë sezon po vazhdojnë të tregojnë dominimin e tyre në garat ku po marrin pjesë. “Unë e mbështes mendimin se aktualisht Bayerni është klubi më i mirë në botë”. “Do të ishte arrogante të thosha se jemi të pamposhtshëm, por jemi mirë të pozicionuar”. “Për këtë duhet ta falënderojmë trajnerin”, është shprehur Hoeness për Bild. Bayerni aktualisht ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë në Bundesliga dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

No comments:

Post a Comment