http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Wednesday, January 29, 2014

Prishtina nuk e arrin pozitën e parë

Skuadra nga Bullgaria, BC Ballkan, i është hakmarrë Sigal Prishtinës për debaklin e gjysmësezonit të parë, duke e mposhtur me rezultat 85-77. Ishte Ballkani që krijoi epërsi të konsiderueshme në çerekun e parë e kjo ishte edhe vendimtare. Në fund të sfidës Prishtina nuk arriti të rikthehej, përkundër faktit se arriti të ngushtojë epërsinë e thellë. Ndeshja përfundoi me rezultat 85-77 dhe Prishtian pas kësaj disfate ka mbetur në vendin e tretë në tabelën e Balkan League, edhe pse e pati rastin të zë vendin e parë. Dahlman ishte më i miri te Ballkani me 23 pikë të shënuar, teska te Prishtina u dalluan Kendrick Jones me 19 pikë dhe Dardan Berisha me 18 pikë. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment