http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Monday, January 20, 2014

Real Madridi i supergolave, pushton majen

Real Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Betisi me rezultat 5-0, në një sfidë që u përshkua nga shumë supergola. Real Madridi e fitoi shumë shpejt këtë takim. Pas 10 minutave lojë, ishte Cristiano Ronaldo ai që lansoi një bombë atomike në drejtim të portës, e cila e pluhurosi të tërin portierin venas (10’). Gol fantastik i cili nuk realizohet lehtë as në Playstation. Në vazhdim Reali dominoi dhe pas një gjuajtje të lirë në minutën e 25-të, ishte piktori Gareth Bale ai që realizoi një vepër artistike nga gjuajtja e lirë. Me shumë mundësi ky gol mund të vendoset në muzeun e Luvrit, pasi thjesht ishte i mrekullueshëm. Pjesën e parë e përfundoi Karim Benzema, që me një goditje të fortë mposhti portierin e demoralizuar vendas pas një pasimi të Luka Modric (45+1). Në pjesën e dytë Reali luajti shumë qetë, por e tillë nuk ishte goditja e Angel Di Marias, i cili pas një topi të kthyer nga më se 35 metra me një raketë kineze e zhduki plotësisht nga radari portierin vendas. Gol spektakolar nga Di Maria (62’). Në fund të takimit pas një asistimit të Ronaldos, ishte Alvaro Morata ai që e mbylli rezultatin përfundimtar prej 5-0. Pas kësaj fitore Real Madridi barazohet me pikë me Barcelonën dhe Atletico Madridin në krye të tabelës së Ligës Premier. Barcelona i shkon të dielën Levantes, teksa Atletico Madridi e pret po ashtu të dielën Sevillan në Vicente Calderon.

No comments:

Post a Comment