http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Thursday, January 30, 2014

Kriza e refugjatëve sirianë dhe gjërat që mund të mësohen nga Kosova

Qëkur shpërtheu dhuna në Siri, gati tre vjet më parë, 2,3 milionë njerëz kanë braktisur vendin - më shumë sy gjysma nga ta fëmijë. Kriza siriane e refugjatëve është quajtur "fatkeqësia më e ngutshme humanitare e kohës sonë”, por reagimi i qeverisë së Britanisë së Madhe ka qenë në tentativë, për të mos thënë asfare. Agjencia e refugjatëve e OKB-së caktoi një synim për të siguruar 30 mijë vende strehimi për refugjatët më në nevojë - në tërë botën. Deri të mërkurën, Britania ka refuzuar të marrë pjesë në këtë skemë, shkruan Kate Allen, drejtoreshë e Amnesty International UK, për ditoren The Independent,. Shkrimin e saj - për ndihmën që britanikët ua kanë dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe mësimet që duhet të nxirren nga kjo - Telegrafi do ta sjell të plotë më poshtë. Pesëmbëdhjetë vjet më parë ishte një tjetër krizë e refugjatëve e shkaktuar nga luftimet - këtë herë në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë jugosllave. Atëherë, sikur tash, civilët e dëshpëruar u zunë në mes të konfliktit dhe lanë shtëpitë e tyre. Atëherë dhe tash kampet ishin mbushur me njerëz në nevojë: të moshuar, fëmijët të pashoqëruar, të mbijetuar të torturës, gra që ishin përdhunuar. Atëherë, në vitin 1999, unë isha duke punuar për Këshillin e Refugjatëve, duke ndihmuar në udhëheqjen e programit emergjent të Britanisë për Kosovën. Kur vendimi për të ndihmuar ishte marrë, ne lëvizëm shpejtë. Ishte ky program me burime të mira dhe kur u dha drita e gjelbër, aeroplani i parë me refugjatë arriti shpejtë në Britani. Brenda tetë javëve - të periudhës së shpëtimit - fluturimet bartnin civilë frikësuar dhe të pambrojtur, për gjashtë ditë në javë. Atëherë, sikur tash, kishte shqetësime për mënyrën se si ky vendim do të luante rol tek votuesit. Kur një nga fluturimet e para arriti në Britani, jemi paralajmëruar me një “demonstratë” jashtë Aeroportit të Leedsit dhe ishim të gatshëm për pritje të ftohtë. Por, kur arritëm u ballafaquam me sloganet e bëra nëpër shtëpi: “Mirë se vini në Leeds”. Ajo mirëpritje u zgjerua gjatë procesit. Vendasit erdhën në "qendrat e pritjes", me ushqime, rroba, qerasje dhe lojëra për fëmijët. Ishte një përkujtesë, për mua personalisht, se njerëzit mund të jenë shumë bujarë. Përfitimet e programit për popullin e shpëtuar përfshinin ofrimin e menjëhershëm të kujdesit shëndetësor dhe të akomodimit të gjithanshëm human. Njerëzit ishin mirënjohës sepse ndjeheshin të sigurt. Aty kishte edhe gra që ishin përdhunuar, si dhe të mbijetuar të torturës. Si shtet, shkurt e shqip ne kemi shpëtuar jetë. Pjesa më e ndihmës nevojitej menjëherë, dhe ishte e thjeshtë: ushqim, shtrat, veshje, kujdes mjekësor, strehim. Por, ka pasur edhe një nxitje afatgjate për të ndihmuar refugjatët që u sollën në Britaninë e Madhe. U ndryshuan jetët e njerëzve të shpëtuar në kuadër të programit. Ata ishin në gjendje të luajnë një rol të brendshëm në rindërtimin e vendit të tyre të shpartalluar. Duke e marrë veten këtu, e madje duke mësuar ndonjë zanat shtesë, refugjatët e ndihmuar nga programi u bënë pjesë e rrëfimit të riparimit të Kosovës - pas kthimit të tyre. Dhe, kthimi ndodhi. Aeroplani i parë, ku unë isha, aterroi më 26 korrik 1999, vetëm katër javë pasi fluturimi i fundit ishte realizuar në Britani. Deri në maj 2000, më shumë se gjysma e të shpërngulurve u kthyen në Kosovë. Ky ishte një program i shpejtë dhe i detajuar mirë që bëri diçka - thjeshtë të shkëlqyer: shpëtoi jetë. Të kthehemi në të tashmen. Gjatë fundjavës së kaluar, 10 mijë vetë në tërë Britaninë kontaktuan deputetët e tyre dhe kërkuan që të mbështesin programin britanik për evakuimin e refugjatëve sirianë - për më të cenuarit. Çështja është se a do të merren parasysh këto thirrje? Programi kosovare i shpëtimit të refugjatëve ishte një sukses, për shkak se kishte udhëheqje të plotë politike, që nga kryeministri e teposhtë. Nëse David Cameron është duke marrë parasysh pozitën e tij për sistemimin e refugjatëve sirianë - duke e hedh një sy në librat e historisë - atëherë është një mësim që mbi të gjitha vlen të kujtohet: kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment