
http://lajmepergjithshka.blogspot.com/
http://lajmepergjithshka.blogspot.com/
Tuesday, January 21, 2014
Messi shpreson të shkëlqejë në 2014-tën
Lionel Messi beson se ai do të kalojë një vit të shkëlqyeshëm gjatë 2014 –tës, pas një viti 2013 të goditur nga lëndimet.
26-vjeçari ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para të vitit, pas rikthimit nga lëndimi, edhe pse humbi kurorën e Topit të Artë ndaj Cristiano Ronaldos.
Por ai shpreson ta tregojë veten gjatë këtij viti, e veçanërisht në Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë në Brazil.
“Jam shumë i lumtur. Kam shumë dëshirë të rikthehem dhe të luaj futboll pas një kohe aq të gjatë jashtë fushe”.
“Jam me fat pasi dalëngadalë po filloj të ndjehem më mirë, me shumë vizion për të pasur një vit të shkëlqyeshëm – jo vetëm me Barcelonën, por po ashtu me Argjentinën.
“Çdo vit filloj me të njëjtin mentalitet për të pasur vit të mirë. Për të vazhduar të zhvillohem dhe për t’u përmirësuar, për të qenë gjithmonë në të njëjtin nivel”.
“Para Kupës së Botës ne kemi shumë gjëra të rëndësishme me Barcelonën: ne kemi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Mbretit dhe ky nuk është motivim vetëm për mua, por po ashtu për të gjithë ne të vazhdojmë të zhvillohemi”, ka thënë Messi

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment