http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Monday, January 20, 2014

Gruevski premton rritjen e rrogave

Kryeministri, Nikolla Gruevski sot në fjalimin e tij para sindikatave të vendit bëri të ditur për rritjen e rrogave për 5 për qind nga shtatori i këtij viti, ndërsa rritje paralajmëroi edhe për rrogën minimale. Gruevski theksoi se me lehtësimin dhe kapërcimin e krizës ekonomike që kishte përfshirë edhe vendin do vijoj gradualisht me politikat e projektuara zhvillimore dhe të rritjes së kapaciteteve të administratës shtetërore. “Në vitin 2006 në zgjedhjet parlamentare për herë të parë e fitova besimin që të jem kryeministër. U deklaruam si qeveri partnere e sindikatës dhe mbrojtjes së të drejtave punëtore. Çdoherë kemi kujdes që të mos i rrezikojmë firmat private dhe vendet e punës. Në vitin 2008 dhe 2011, pasi u pa se premtimin e realizuam, qytetarët e konfirmuan besimin në politikat tona. Punëtorët, të drejtat e punëtorëve, punësimet janë prioriteti ynë”, theksoi ai. Gruevski premtoi se Qeveria gjatë 10 ditëve të ardhshme do të ofrojë zgjidhje ligjore me të cilën do të rritet rroga minimale në ekonomi prej 8.050 denarë (rreth 120 euro) që është aktualisht deri në 10.080 denarë (rreth 150 euro). Por, sipas tij, rritja do të bëhet gjatë tre viteve të ardhshme, duke filluar nga marsi i këtij viti e deri në vitin 2016. Sipas tij, me këtë ligj, të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme private janë të detyruara që të plotësojnë kushtin për të siguruar një rrogë minimale jo më pak se 150 euro. Kjo masë do të përfshijë mbi 65 mijë të punësuar në sektorin privat.

No comments:

Post a Comment