http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Monday, January 20, 2014

Balotelli ia dedikon fitoren Seedorfit

Mario Balotelli i ka dedikuar fitoren e Milanit ndaj Hellas Verona, trajnerit të ri të ekipit, Clarence Seedorf. Sulmuesi italian shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke qenë i saktë nga pika e bardhë. “Është një fitore të cilën ia kushtojmë Seedorf, ndeshja e parë gjithmonë është më e vështira”. “Në situata të vështira ne kemi qenë në gjendje të fitojmë. Ne jemi organizuar dhe kemi luajtur mirë. Ai ka kërkuar prej nesh të luajmë me katër sulmues, ai kërkoi të bëjmë presion të menjëhershëm, kjo funksionoi pasi ne mund ta rikuperonim topin”. “Unë jam i lumtur me këtë pozitë, që ne të kemi më shumë posedim, madje edhe më shumë”, ka thënë Balotelli.

No comments:

Post a Comment