
http://lajmepergjithshka.blogspot.com/
http://lajmepergjithshka.blogspot.com/
Thursday, January 30, 2014
Vin Diesel dhe vallëzimi nuk shkojnë bashkë? (Video)
Aktori i filmave aksion, Vin Diesel, ka treguar se vallëzimi nuk është arma e tij më e fortë.
Ylli hollivudian e ka xhiruar veten duke vallëzuar nën ritmet e këngëve të Beyonce dhe Katy Perry.
46-vjeçari është përpjekur të bëjë disa lëvizje, të imitojë robotin dhe madje ka kënduar.
Në videon e mëposhtme, të cilën e ka publikuar në Facebook, ai shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës “Dark Horse” (Katy Perry) dhe “Drunk Love” (Beyonce). /Telegrafi/

D’Ambrosio lojtar i Interit
Interi ka konfirmuar se ka transferuar Danilo D'Ambrosion nga Torino.
Futbollisti italian ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë me Nerazzurrët.
Përkundër interesimit të Milanit, Romës dhe Juventusit, edhe më herët është raportuar se 25-vjeçari kishte kontratë me zikaltrit.
Torino e nxori atë në listën e shitjeve në këtë afat kalimtar, pasi kishte refuzuar ta vazhdonte kontratën që i skadonte të fund të sezonit.
Sport Mediaset ka raportuar më herët se Interi do të paguajë dy milionë euro për D'Ambrosion. /Telegrafi/

Kriza e refugjatëve sirianë dhe gjërat që mund të mësohen nga Kosova
Qëkur shpërtheu dhuna në Siri, gati tre vjet më parë, 2,3 milionë njerëz kanë braktisur vendin - më shumë sy gjysma nga ta fëmijë. Kriza siriane e refugjatëve është quajtur "fatkeqësia më e ngutshme humanitare e kohës sonë”, por reagimi i qeverisë së Britanisë së Madhe ka qenë në tentativë, për të mos thënë asfare. Agjencia e refugjatëve e OKB-së caktoi një synim për të siguruar 30 mijë vende strehimi për refugjatët më në nevojë - në tërë botën. Deri të mërkurën, Britania ka refuzuar të marrë pjesë në këtë skemë, shkruan Kate Allen, drejtoreshë e Amnesty International UK, për ditoren The Independent,. Shkrimin e saj - për ndihmën që britanikët ua kanë dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe mësimet që duhet të nxirren nga kjo - Telegrafi do ta sjell të plotë më poshtë.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë ishte një tjetër krizë e refugjatëve e shkaktuar nga luftimet - këtë herë në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë jugosllave. Atëherë, sikur tash, civilët e dëshpëruar u zunë në mes të konfliktit dhe lanë shtëpitë e tyre.
Atëherë dhe tash kampet ishin mbushur me njerëz në nevojë: të moshuar, fëmijët të pashoqëruar, të mbijetuar të torturës, gra që ishin përdhunuar.
Atëherë, në vitin 1999, unë isha duke punuar për Këshillin e Refugjatëve, duke ndihmuar në udhëheqjen e programit emergjent të Britanisë për Kosovën. Kur vendimi për të ndihmuar ishte marrë, ne lëvizëm shpejtë. Ishte ky program me burime të mira dhe kur u dha drita e gjelbër, aeroplani i parë me refugjatë arriti shpejtë në Britani. Brenda tetë javëve - të periudhës së shpëtimit - fluturimet bartnin civilë frikësuar dhe të pambrojtur, për gjashtë ditë në javë.
Atëherë, sikur tash, kishte shqetësime për mënyrën se si ky vendim do të luante rol tek votuesit. Kur një nga fluturimet e para arriti në Britani, jemi paralajmëruar me një “demonstratë” jashtë Aeroportit të Leedsit dhe ishim të gatshëm për pritje të ftohtë. Por, kur arritëm u ballafaquam me sloganet e bëra nëpër shtëpi: “Mirë se vini në Leeds”. Ajo mirëpritje u zgjerua gjatë procesit. Vendasit erdhën në "qendrat e pritjes", me ushqime, rroba, qerasje dhe lojëra për fëmijët. Ishte një përkujtesë, për mua personalisht, se njerëzit mund të jenë shumë bujarë.
Përfitimet e programit për popullin e shpëtuar përfshinin ofrimin e menjëhershëm të kujdesit shëndetësor dhe të akomodimit të gjithanshëm human. Njerëzit ishin mirënjohës sepse ndjeheshin të sigurt. Aty kishte edhe gra që ishin përdhunuar, si dhe të mbijetuar të torturës. Si shtet, shkurt e shqip ne kemi shpëtuar jetë.
Pjesa më e ndihmës nevojitej menjëherë, dhe ishte e thjeshtë: ushqim, shtrat, veshje, kujdes mjekësor, strehim. Por, ka pasur edhe një nxitje afatgjate për të ndihmuar refugjatët që u sollën në Britaninë e Madhe. U ndryshuan jetët e njerëzve të shpëtuar në kuadër të programit. Ata ishin në gjendje të luajnë një rol të brendshëm në rindërtimin e vendit të tyre të shpartalluar. Duke e marrë veten këtu, e madje duke mësuar ndonjë zanat shtesë, refugjatët e ndihmuar nga programi u bënë pjesë e rrëfimit të riparimit të Kosovës - pas kthimit të tyre. Dhe, kthimi ndodhi. Aeroplani i parë, ku unë isha, aterroi më 26 korrik 1999, vetëm katër javë pasi fluturimi i fundit ishte realizuar në Britani. Deri në maj 2000, më shumë se gjysma e të shpërngulurve u kthyen në Kosovë.
Ky ishte një program i shpejtë dhe i detajuar mirë që bëri diçka - thjeshtë të shkëlqyer: shpëtoi jetë.
Të kthehemi në të tashmen. Gjatë fundjavës së kaluar, 10 mijë vetë në tërë Britaninë kontaktuan deputetët e tyre dhe kërkuan që të mbështesin programin britanik për evakuimin e refugjatëve sirianë - për më të cenuarit. Çështja është se a do të merren parasysh këto thirrje?
Programi kosovare i shpëtimit të refugjatëve ishte një sukses, për shkak se kishte udhëheqje të plotë politike, që nga kryeministri e teposhtë. Nëse David Cameron është duke marrë parasysh pozitën e tij për sistemimin e refugjatëve sirianë - duke e hedh një sy në librat e historisë - atëherë është një mësim që mbi të gjitha vlen të kujtohet: kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. /Telegrafi/

Wednesday, January 29, 2014
Montolivo: Epokë e re për Milanin
Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo, ndjen se emërimi i Clarence Seedorf në postin e trajnerit Rossoner ka shënuar fillimin e një epoke të re.
Seedorf e ka zëvëndsuar Allegrin kohë më parë dhe ka rekord të qind për qindt në Serie A me dy fitore në dy ndeshje. Sipas Montolivos, kjo është epokë e re për Rossonerët.
“Me Seedorfin në krye, ka filluar një epokë e re. Le të shpresojmë se do të shkojë mirë”.
“Mendoj se skuadra është konkurruese, impakti i Seedorf ka qenë i shkëlqyer dhe ne duam që të ngritemi në tabelë”, ka thënë Montolivo. /Telegrafi/

Duka: Nuk mund të kontaktojmë me Januzajn
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, edhe njëherë tjetër, më saktë në emisionin "Rubrika Sportive" në TVSH, ka pranuar se Adnan Januzaj do të jetë shumë e vështirë të vijë të luajë me kombëtaren shqiptare.
"Nga pala shqiptare, sidomos nga FSHF është bërë e pamundura për të kontaktuar me familjen, futbollistin, madje vetë De Biasi është munduar disa herë të kontaktojë me familjen e tij, por si duket nuk qenka kaq e thjeshtë”, ka potencuar Duka, transmeton Telegrafi.
“Në këtë çështje nuk jemi të përfshirë vetëm ne, por i gjithë opinioni shqiptar, madje edhe zv.kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka përcjellë mesazhin deri te kryeministri ynë që Januzaj të zgjedhë Shqipërinë. E vetmja gjë që kërkoj unë është që familja e tij të mbajë një qëndrim, të paktën të ulet të bisedojë me ne, pastaj të zgjedhë kë të dojë, fundja është e drejta e tij të zgjedhë kombëtaren që dëshiron", tha Duka. /Tribuna/Telegrafi/

Arsenali kontakton Barcën për Tellon
Përfaqësues të Arsenalit kanë kontaktuar me zyrtarë të Barcelonës për të pyetur rreth disponueshmërisë së Cristian Tellos.
Menaxheri Arsene Wenger ka shqetësime në fazën ofensive, sidomos për faktin që Theo Walcott nuk luan këtë sezon pas dëmtimit të gjurit.
Sipas The Mirror, Topçinjtë kanë kërkuar informacion për situatën e spanjollit 22-vjeçar, mirëpo atyre u është thënë që të presin deri në qershor.
Mirëpo, Arsenali mund të tentojë ta marrë atë si huazim në këtë pjesë të mbetur të sezonit dhe gjatë verës të përpiqet ta blejë.
Tello nuk bën pjesë në zgjedhjet e para të Gerardo Martinos në Camp Nou. /Telegrafi/

West e mbrojti Kimin, tash rrezikon gjyqin
Kanye West do të përballet me ligjin, pasi e ka sulmuar fizikisht një të ri, i cili e ofendoi partneren e tij, Kim Kardashian.
Incidenti ndodhi të hënën në një klinikë në Beverly Hills, të cilën e kishte vizituar çifti.
Një 18-vjeçar e ka ofenduar rëndë bukuroshen 33-vjeçare, ndërsa West nuk e ka duruar dhe e ka sulmuar fizikisht atë.
Pas ardhjes së policisë, i riu e ka denoncuar reperin dhe atë e pret akuza për sulm fizik.
Mirëpo, Kim ka thënë se përveç ofendimeve, 18-vjeçari e kishte kërcënuar me vrasje, prandaj edhe ajo do të ngrejë padi kundër tij.
Kanye edhe në të kaluarën ka pasur probleme me ligjin për sulm të paparacive. /Telegrafi/

Rrahja i kushtoi Westit 250 mijë dollarë
Gjatë këtij muaji, këngëtari e sulmoi fizikisht një 18-vjeçar në një klinikë në Beverly Hills, pasi ai e kishte ofenduar partneren e tij, Kim Kardashian.
Pas ardhjes së policisë, i riu e ka denoncuar reperin dhe ai akuzohej për sulm, përkundër se Kim pati deklaruar se përveç ofendimeve, i riu e kishte kërcënuar me vrasje.
Duke qenë se Kanye edhe në të kaluarën ka pasur probleme me ligjin, ai nuk ka dashur që rasti të shkojë në gjykatë.
Prandaj ia ka dhënë 250.000 dollarë 18-vjeçarit që të tërheqë akuzën, raporton TMZ. I riu kishte kërkuar rreth një milion dollarë, por është arritur marrëveshje për një çerek milioni. /Telegrafi/

Albumi i Iglesias quhet “Sex + Love” (Video/Audio)
Këngëtari me origjinë spanjolle, Enrique Iglesias, ka publikuar detaje rreth albumit të tij të ri, i cili do të dalë në treg në muajin mars.
Albumi i ri që është i dhjeti në karrierën e 38-vjeçarit, do të quhet “Sex + Love”.
Paralajmërues i albumit është kënga “I'm A Freak” që e ka realizuar në bashkëpunim me Pitbull, ndërsa është duke iu realizuar videoklipi.
Iglesias albumin paraprak e publikoi në vitin 2010 me titull "Euphoria". /Telegrafi/

‘Ezeli’ dhe ‘Savashi’ rrezikojnë burgun
Një gjykatë penale në Stamboll ka konfirmuar padinë për veprën penale “tregti dhe konsumim të narkotikëve” për 53 persona, mes të cilëve gjenden edhe Kenan Imirzalioglu dhe Murat Yildirim (i njohur për rolin e Savash në serialin “Ask ve Ceza”).
Dënimi për veprat e këtilla penale në Turqi mund të shkojë nga dy deri në 38 vjet burg, varësisht nga vepra.
Imirzalioglu akuzohet se e ka siguruar vendin për dërgimin dhe konsumimin e drogës, pasi që ka marrë drogë së bashku me aktorët tjerë të njohur, si Riza Kocaoglu (me të cilin kanë luajtur së bashku te “Ezel” edhe te “Karaday”), Engin Altan Duzyatann dhe Murat Yildirim.
Në akuzë thuhet se aktori i famshëm turk gjatë bisedave të përgjuara telefonike, drogën e ka quajtur si ‘CD’, ‘qumësht’ dhe ‘margarita’.
Në deklaratën e tij mbrojtëse, Imirzalioglu ka thënë se drogën e ka përdorur vetëm një herë para dy vitesh, ndërsa edhe dy muaj më parë kishte konsumuar marihuanë me miqtë e tij në një ishull, dhe se përveç në këto dy raste, nuk ka konsumuar drogë hera tjera.
Për 32 të akuzuar (në mes të cilëve gjenden edhe Imirzalioglu dhe Yildirim), prokuroria ka kërkuar dënim me burg nga gjashtë deri në 17 vjet, me akuzën për “tregti me drogë” dhe “konsumim ose posedim të narkotikëve”.
Procesi gjyqësor do të fillojë nga 21 maji në Gjykatën e Apelit në Stamboll. /Telegrafi/

Premierë: Genta thotë “Anuloje”
Pop ylli shqiptar, Genta Ismajli, ka publikuar videoklipin e ri të këngës që e lansoi pak kohë më parë, “Anuloje”.
Kënga e cila u prit shumë mirë nga publiku pak kohë më parë, tashmë është edhe në videoklip.
Kënga është punuar në muzikë të Virusit dhe Arsim Bunjakun, kurse edhe tekstin e ka punuar ky i fundit.
Gentën e sheh ky videoklip shumë seksi, me momente shumë ‘hot’ në shtrat dhe në dush. /Telegrafi/

"Kurrë s’kam takuar dikë më koprrac se Januzaj"
McKenzie, ka thënë për “The Sun”, se kurrë në jetë nuk kishte dal në një takim me dikë që kishte qenë aq koprrac sa Adnani. Ajo është hidhëruar me Adnanin edhe për gjëra të tjera.
Ndërkohë, yjet e premier ligës angleze janë vënë në mbrojtje të yllit Adnan Januzaj, pasi që tabloidi “The Sun” e ka publikuar një storie që e përqesh Januzajn, që një takim me një vajzë ka dal me rroba sporti, në një restorant të lirë - Nando.
Nën kryetitullin, “Takimi im i pavlerë në Adnando’s”, gazeta “The Sun”, e nxjerr një intervistë me Melissa McKenzie, e cila pretendon se ajo është gostitur me një shujtë që ka kushtuar 18 funta – rreth 22 euro – në Nando, dhe atë vetëm pasi ajo kishte paguar 5 funta parkingun. McKenzie gjithashtu ka shpalos edhe detaje tjera. Ka treguar se si së bashku me Adnanin e kanë shikuar X-Factor në një hotel me tri yje, e që fill pas përfundimit të shoë’t, 18 vjecari duhej të kthehej para orës 21 në shtëpi.
Januzaj gjithashtu është përqeshur nga gazeta se në takim ka dal i veshur me rroba sportive, me patika dhe me trenerkë. Gjithashtu është tallur edhe jogatishmeria e tij për të shpenzuar pak më shumë për një darkë. “Kurrë nuk kam takuar në jetë dikë më koprrac se sa Adnani”, ka thënë Melissa për “The Sun”.
Ne jemi takuar në rrjete sociale dhe për të dal në takim unë u vesha e u mbatha si është më së miri, madje vura edhe pedykyr. Më kushtoi 30 funta.
“Prisja që ai do të vinte tek unë me një veturë vizllimë, por përfundova unë duke e vozitur atë me fiestën time të vjetër dhe unë ngela edhe duke u parkuar dhe paguar. Dhe ai më tha që do të më dërgonte në Nando’s – fytyra ime u zverdh”.
Ketë ngjarje restoranti shumë shpejt e ka kapitalizuar duke i ofruar Januzajt një dhuratë prej 50 funtave dhe nju këshillë: që të vishej pak më mençur herën tjetër.
Adnan Januzaj është bërë personazh shumë i famshëm në Britaninë e Madhe, jo vetëm për arsye sportive. Për këtë duket se është “fajtor” babai i tij, Abedini, që e ka “shtrënguar” tej mase djalin e tij, i cili si duket është gjithçka tjetër, pos i pavarur. /Telegrafi/

Simeone ndjen rrezik nga Bilbao
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij që të kenë kujdes nga Bilbao pasi që beson se janë shumë të rrezikshëm.
Simeone dhe ekipi i tij ka një epërsi prej një goli në duelin ndaj Bilbaos dhe trajneri argjentinas nuk ndihet shumë i sigurt.
“Ata do të kërkojnë të fillojnë ndeshjen me intensitet dhe ne duhet të përgjigjemi, ne duhet të kemi më shumë besim”.
“Ndeshja do të jetë shumë e ngushtë. Ne nuk kemi formulë për të zgjidhur një ndeshje të tillë, ne duhet që të kemi një filozofi të caktuar të lojës dhe ne nuk do ta ndryshojmë atë”, ka deklaruar Simeone. /Telegrafi/

Vucinic pranë largimit nga Juventusit
Sulmuesi i Juventusit, Mirko Vucinic, do të stërvitet larg prej ekipit të parë të Bianconerëve, teksa ai është shumë pranë largimit nga klubi Bianconer.
Sportmediaset dhe të gjitha mediat tjera italiane kanë pohuar se Nerazzurët kanë përfunduar gjithçka për Hernanes, por nuk duket të jetë kështu për Claudio Lotiton.
“Unë kurrë nuk e kam vënë Hernanesin në shitje. Dhe unë nuk synoj ta bëj këtë:.
“Ne duam ta mbajmë atë. Por, nëse ai dëshiron të largohet, atëherë duhet të na e thotë këtë”, u shpreh Lotito. /Telegrafi/

Lotito: Hernanes nuk është shitur
Përkundër faktit se mungon zyrtarizimi i kalimit të Hernanes te Interit, është presidenti i Lazios ai që ka dalë në media për të mohuar tratativën.
Sportmediaset dhe të gjitha mediat tjera italiane kanë pohuar se Nerazzurët kanë përfunduar gjithçka për Hernanes, por nuk duket të jetë kështu për Claudio Lotiton.
“Unë kurrë nuk e kam vënë Hernanesin në shitje. Dhe unë nuk synoj ta bëj këtë:.
“Ne duam ta mbajmë atë. Por, nëse ai dëshiron të largohet, atëherë duhet të na e thotë këtë”, u shpreh Lotito. /Telegrafi/

Jones: Jemi të përgatitur
Fundori amerikan i Sigal Prishtinës, Kendrick Jones, në një bisedë për Telegrafin ka thënë se skuadra është e përgatitur mirë për sfidën kundër BC Ballkan në kuadër të Ligës Ballkanike.
Skuadra nga kryeqyteti ka udhëtuar dje për në Botevgrad të Bullgarisë, ku i pret skuadra Balkan, të cilën me rezultat bindës e patën mposhtur në ndeshjen e parë në kryeqytet. Kjo ndeshje fillon sot në ora 16:30 dhe pritet të transmetohet direkt në RTK.
“Është ndeshje e rëndësishme për ne. Ne jemi përgatitur shumë për t’u përballur me një kundërshtar të fortë”, u shpreh fillimisht Jones për Telegrafin.
Sigal Prishtina ditë më parë ka afruar në radhët e veta edhe ish-qendrën e RTV 21, Urim Zenelajn, me të cilin Kendrick Jones kishte luajtur bashkë vitin e kaluar. Ky i fundit e sheh Zenelajn si përforcim të duhur për skuadrën bardhekaltër.
“Ai na dhuron neve më shumë gjatësi në skuadër, pasi që është një lojtar i madh. Ai mund të na ndihmojë shumë neve”, shtoi Jones. /Telegrafi/
Prishtina nuk e arrin pozitën e parë
Skuadra nga Bullgaria, BC Ballkan, i është hakmarrë Sigal Prishtinës për debaklin e gjysmësezonit të parë, duke e mposhtur me rezultat 85-77.
Ishte Ballkani që krijoi epërsi të konsiderueshme në çerekun e parë e kjo ishte edhe vendimtare.
Në fund të sfidës Prishtina nuk arriti të rikthehej, përkundër faktit se arriti të ngushtojë epërsinë e thellë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 85-77 dhe Prishtian pas kësaj disfate ka mbetur në vendin e tretë në tabelën e Balkan League, edhe pse e pati rastin të zë vendin e parë.
Dahlman ishte më i miri te Ballkani me 23 pikë të shënuar, teska te Prishtina u dalluan Kendrick Jones me 19 pikë dhe Dardan Berisha me 18 pikë. /Telegrafi/

Sunday, January 26, 2014
Ronaldo: Do të bëhemi më të mirë
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, beson se ekipi i tij vetëm sa do të bëhet më i mirë, e më i mirë në muajt e fundit të La Ligas.
Ekipi nga Santiago Bernabeu e mposhti Grandan me rezultat 2-0, për të kaluar në pozitën e parë të tabelës së Ligës Premier, teksa Ronaldo është optimist për të përfunduar sezonin me trofe.
“Ne po luajmë mirë dhe kemi besim. Ne duhet të përmirësohemi në disa zona, por ishte ndeshje e mrekullueshme kjo”.
“Ekipi duket mirë dhe ne po bëhemi më të mirë e më të mirë sa më shumë që kalon koha. Jam i bindur se gjërat do të bëhen edhe më mirë teksa sezoni po shkon duke përfunduar”, u shpreh Ronaldo. /Telegrafi/

Diego Costa pranë Topit të Artë
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se Diego Costa është shumë pranë që të bëhet lojtari më i mirë në botë.
Sulmusi i Atletico Madridit ka qenë në top formë këtë sezon dhe është tekniku argjentinas i klubit spanjoll ai që beson se sulmuesi brazilian mund ta fitojë Topin e Artë.
“Diego Costa nuk është larg Topit të Artë”.
“Gjërat nuk janë aq të këqija për të”, ka theksuar Simeone. /Telegrafi/

Nuk këndellet Interi
Interi mbetet ende pa fitore në vitin 2014, pasi ka barazuar pa gola edhe me skuadrën e fundit në tabelë, Catanian.
Ndeshja e zhvilluar në Meazza ishte e dominuar nga fillimi plotësisht nga Interi, por gola nuk pati në fraksionin e parë ku veçojmë një mundësi të Militos që e ndali portieri kundërshtar.
Në pjesën e dytë ishte Rolando ai që me kokë ishte pranë golit, por Nerazzurët nuk arritën të realizojnë dot gol.
Pas këtij barazimi Interi ka 33 pikë në vendin e pestë, 11 pikë më pak se vendi i tretë, Napoli.
Interi javën e ardhshme i shkon Juventusit në Juventus Arena. /Telegrafi/

Sensacional Milani
Milani ka arritur të realizojë një rikthim të pabesueshëm ndaj Cagliarit, për të përmbysur rezultatin në fund dhe për të fituar me rezultat 2-1.
Ishte Sau ai që e hapi serinë e golave në minutën e 28-të, pasi u gjend mirë në zonën e Milanit.
Rossonerët e dominuan plotësisht takimi, por rikthimi u inspirua tek në fund.
Ishte Mario Balotelli ai që nga gjuajtja e lirë realizoi për 1-1, duke ngjadhur shpresat Rossonere (87’).
Vetëm dy minuta më vonë nga këndi ishte Keisuke Honda ai që harkoi në zonë dhe Giampaolo Pazzini me instinktin e tij prej top sulmuesi realizoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Milanit.
Me fitoren e dytë të Seedorfit në Serie A, Milani ka 28 pikë në vendin e nëntë, vetëm pesë pikë më pak se Interi në vendin e pestë. /Telegrafi/

Saturday, January 25, 2014
Vogëlushja siriane nxirret e gjallë nga rrënojat (Video)
Ajo ishte e mbuluar tërësisht nga rrënojat e një shtëpie dhe nuk kishte asnjë shenjë se trupi i saj mund të jetë aty, kur një grup njerëzish filluan t’i largonin gurët dhe gjërat tjera që kishin rënë aty.
Në një video të publikuar nga aktivistët sirianë, njerëzit mund të shihen duke gërmuar rreth vendit ku mendohet të ketë qenë një shtëpi e cila është rrëzuar gjatë luftimeve në qytetin Aleppo.
Duket se ata janë alarmuar nga të qarat që kanë dëgjuar nga brendia e rrënojave.
Dalëngadalë ata gjetën një krah, pastaj edhe kokën e fëmijës.
Vogëlushja, fytyra dhe rrobat e portokallta të së cilës janë të baltosura, duket e shokuar por mund të shihet se e leviz krahun drejt fytyrës para se të fillojë të qajë.
Përderisa disa njerëz përpiqen ta mbrojnë vogëlushen, të tjerët vazhdojnë të gërmojnë për t’ia nxjerrë këmbët nga rrënojat
Xhirimi është postuar nga Nour Media, që nga e mërkura- një ditë pasi u raportua se sulmet qeveritare goditën qytetin.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 10 persona u vranë në një lagje të kontrolluar nga rebelët.
Pasi vogëlushja u nxor nga rrënojat, duket se grupi i njerëzve filloi festën. Nuk dihet se si trupi i vogëlushes i është adaptuar varrosjes për së gjalli. /Telegrafi/

Wednesday, January 22, 2014
Yll i Botes Sokol Rexhepi
Tifozat “Kuq e Zi” nuk do ta përkrahin përfaqësuesen e Kosovës
Grupi i tifozëve të kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi kanë deklaruar haptazi se ata nuk e përkrahin iden që edhe Kosova të pranohet në FIFA dhe UEFA.
Dje në emisionin ”Rubikon” të Adriatik Klemendit, përfaqësuesi i grupit TKZ në Kosovë, Flakron Abazi deklaroi se kjo do krijonte konflikte në mes dy shtetesh.
Ai mendon se lojtarët kosovarë që tani luajnë për kombëtaren shqiptare(Lorik Cana, Etrit Berisha, Samir Ujkani, Valdet Rama, Migjen Bashta e shumë të tjerë) mund të riktheheshin të luanin për Kosovën, me ç’rast kjo do sillte dobësi për kombëtaren e Shqipërisë.
Abazi konfirmoi se Kosova nuk do ta ketë as përkrahjen e TKZ-së.

Prishtina stërvitet me Kumanovën
Skuadra e Sigal Prishtinës e ka mposhtur me lehtësi Kumanovën e Maqedonisë me rezultat 75-60, në kuadër të Ligës Ballkanike.
Palestra e rinovuar e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dukej më e bukur se kurrë më parë, teksa Plisat e kishin mbushur atë përplot për ta përkrahur ekipin e tyre të zemrës në këtë ndeshje derbi.
Ndeshja filloi me një nervozizëm tek të dyja palët pasi që për 2 minuta e 8 sekonda nuk shënuan asnjë pik. Sidoqoftë, Blerim Mazreku e hapi serinë e pikëve për bardhekaltërit, pastaj Jones dhe Waller bombarduan me trepikësha. Mazreku tejet i disponuar për lojë nuk u ndal me kaç, ai shënoi 11 pikë gjatë çerekut të parë, për ta ngritur epërsinë e vendasve në 11 pikë, 21-10.
Për t’ia vështirësuar situatën Kumanovës edhe më shumë, u përkujdes Alban Veseli që e hapi çerekun e dytë me një trepikësh, dhe jo vetëm. Pas tij, në skenë u shfaq kush tjetër pos snajperistit Dardan Berisha, i cili kreu ‘gjenocid’ nga zona e trepikëshave duke i shënuar tre sosh. Mysafirët në anën tjetër bënin shumë gabime në sulm, të cilat i shfrytëzuan bardhekaltërit me kundërsulme të shpjeta për ta ngritur edhe më tej epërsinë në 18 pikë, 43-25.
Kapitullimin e Kumanovës e nënshkroi Kendrick Jones në çerekun e tretë me disa shënime të njëpasnjëshme për ta ngritur epërsinë deri në 28 pikë epërsi, 65-37.
Çereku i katërt u zhvillua më shumë për hir të protokollit sepse bardhekaltërit tashmë e kishin siguruar fitoren. Kjo i dha mundësi trajnerit të Sigal Prishtinës, Ceyhun Cabadak, që ta inkuadrojë të riun Fisnik Rugova, i cili luajti mjaftë bukur dhe morri duartrokitjet e publikut. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte, 75-60.
Kjo ishte fitorja e gjashtë e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike, me të cilën ka tubuar 15 pikë dhe renditet në vendin e dytë pas Kumanovës (16) që ka një ndeshje më shumë.



Tuesday, January 21, 2014
Chelsea gati ta shesë Matan
Chelsea raportohet se është i gatshëm ta shesë Juan Matan gjatë këtij muaji.
Daily Maril shkruan se Blutë i kanë thënë Manchester United të paguajë 40 milionë funte për Mata, pasi kampionët e Anglisë kishin shfaqur interesim për mesfushorin spanjoll.
Pavarësisht qëndrimit të të dyja klubeve, Chelesa është i gatshëm ta shesë lojtarin nëse United arrin shumën e kërkuar, dhe David Moyes raportohet se është afër për të bërë ofertë.
Marrëveshja është e komplikuar, pasi Chelsea vazhdon të jetë i interesuar në Wayne Rooneyn, të cilin United kurrsesi nuk dëshiron ta shesë

Cavani te United gjatë verës?
Manchester United ka marrë inkurajime në tentimet për të sjellë në Old Trafford sulmuesin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.
Daily Mail shkruan se United do të kërkojë ta transferojë Cavanin gjatë verës, pasi ka mësuar se PSG nuk do ta lejojë largimin e tij këtë muaj.
Sir Alex Ferguson mendohet se e ka kontaktuar ish-lojtarin e tij Laurent Blanc, për të parë nëse uruguaiani është i prekshëm, dhe trajneri i PSG i ka thënë se ata nuk do të dëgjojnë oferta për këtë afat kalimtar, por situata mund të ndryshojë në fund të sezonit.
Moyes ishte i interesuar në Cavanin që gjatë verës, por më shumë ishte i fokusuar të sjellë mesfushorë dhe mbrojtës të majtë.
Megjithatë lëndimet dhe forma e ka detyruar United të kërkojë sulmues të klasit botëror, dhe pakënaqësia e Cavanit në Paris do të thotë se ai është kandidati kryesor për të veshur fanellën e kuqe.

Cazorla: Casillas duhet të largohet nga Reali
Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, mendon se Iker Casillas duhet ta braktisë Real Madridin për të kaluar te një skuadër ku do të luajë më shumë.
Portieri spanjoll e ka humbur vendin kryesor në portën e Los Blancos që në kohën kur Jose Mourinho ishte trajner, ndërsa bashkëkombësi i tij është ndër ata që i sugjerojnë që të largohet.
“Casillas duhet të luajë diku tjetër”, ka deklaruar ish-futbollisti i Villarrealit për beIn Sport.
Mesut Ozil është futbollisti që e braktisi Realin për të kaluar në Emirates, ndërsa Cazorla shprehet shumë i kënaqur me bashkëlojtarin e tij.
“Mësoj çdo ditë nga Ozil. Është një mundësi e madhe që e kemi atë te Arsenali”, ka shtuar 29-vjeçari.

Messi shpreson të shkëlqejë në 2014-tën
Lionel Messi beson se ai do të kalojë një vit të shkëlqyeshëm gjatë 2014 –tës, pas një viti 2013 të goditur nga lëndimet.
26-vjeçari ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para të vitit, pas rikthimit nga lëndimi, edhe pse humbi kurorën e Topit të Artë ndaj Cristiano Ronaldos.
Por ai shpreson ta tregojë veten gjatë këtij viti, e veçanërisht në Kupën e Botës që zhvillohet këtë verë në Brazil.
“Jam shumë i lumtur. Kam shumë dëshirë të rikthehem dhe të luaj futboll pas një kohe aq të gjatë jashtë fushe”.
“Jam me fat pasi dalëngadalë po filloj të ndjehem më mirë, me shumë vizion për të pasur një vit të shkëlqyeshëm – jo vetëm me Barcelonën, por po ashtu me Argjentinën.
“Çdo vit filloj me të njëjtin mentalitet për të pasur vit të mirë. Për të vazhduar të zhvillohem dhe për t’u përmirësuar, për të qenë gjithmonë në të njëjtin nivel”.
“Para Kupës së Botës ne kemi shumë gjëra të rëndësishme me Barcelonën: ne kemi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Mbretit dhe ky nuk është motivim vetëm për mua, por po ashtu për të gjithë ne të vazhdojmë të zhvillohemi”, ka thënë Messi

Ronaldo: E dua Kupën e Botës
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai ëndërron të fitojë Kupën e Botës me Portugalinë.
28-vjeçari luajti rol kyç për të ndihmuar ekipin e tij të kualifikohet për Brazili 2014, pasi shënoi të gjithë golat në fitoren 4-2 ndaj Suedisë në play-off. Dhe qëllimi i radhës i fituesit të Topit të Artë është ta ngrejë trofeun e Kupës së Botës.
“Ta fitojmë Kupën e Botës me Portugalinë është ëndërr – pa dashur të largoj ndonjë meritë nga trofetë tjera”.
“Ne e dimë se të fitosh Kupën e Botës është një sfidë e vështirë, pasi çdo komb dëshiron ta fitojë atë, por ne do të japim më të mirën për ta arritur këtë”, ka thënë Ronaldo

Thohir thotë ‘JO’
(E Plotësuar) Nuk do të ketë shkëmbim të Mirko Vucinic dhe Fredy Guarin – raporton Sky Sort Italia.
Presidenti i Interit, Erick Thohir, i ka thënë ‘jo’ marrëveshjes me Juventusin që mesfushori kolumbian të veshë fanellën bardhezi, ndërsa sulmuesi malazez të kalojë te zikaltrit.
Ideja për shkëmbimin e dy futbollistëve u refuzua edhe nga tifozët e Nerazzurrëve, të cilët duket se e kanë bindur presidentit që ta mbajë Guarinin.
Bisedimet mes përfaqësuesve të dy klubeve u zhvilluan të hënën, ndërsa vazhduan edhe të martën.
Inter dhe Juventus do të takohen sërish gjatë ditës së sotme me synimin për të kompletuar marrëveshjen e shkëmbimit e cila do ta çonte Fredy Guarin në Torino dhe Mirko Vucinic në Milano.
Të dyja skuadrat ishin afër për të mbyllur marrëveshjen të hënën, kur presidenti i Interit, Erick Thohir përnjëherë vendosi ta bllokojë transferimin pas protestave të tifozëve.
Megjithatë, negociatat janë rihapur shpejt, pasi Vucinic dhe Guarin kishin këshilluar agjentët e tyre të gjejnë një marrëveshje.
“Marrëveshja nuk është kompletuar ende, por gjërat po shkojnë në drejtim të duhur. Më shumë do të jetë e qartë gjatë të martës”, kishte thënë dje drejtori gjeneral i Juvetusit, Giuseppe Marotta.
Juventusi i vlerëson të dy lojtarët me nga 13.5 milionë euro, dhe fillimisht kërkonte shkëmbim kokë më kohë, derisa Interi vazhdon të insistojë për një shumë shtesë në vlerën e 4 milionë eurove.

Monday, January 20, 2014
Shpresa Kastratit iu dha lamtumira e fundit
Sot Shpresa Kastrati hyri nën dhe, me shpresën se një ditë ligji do të sundojë mbi një traditë budallallëku. Njerëz që pa asnjë plumb lëshuan shtëpitë e tyre gjatë deportimit, sot po marrin jetë, duke mos u ndalur së shkrepuri kot plumba gjatë festave e ahengjeve. Një plumb i tillë, i këtyre njerëzve, mori edhe Shpresën!
Të papërmbajtur - fëmijë e të rritur, burrë e gra; familjarë dhe të afërm të tjerë të Shpresa Kastratit, kanë bërë lutjet për Shpresën para se t’i jepnin lamtumirën e fundit.
Shpresa Kastrati ndërroi jetë dje, nga lëndimet e marra natën e ndërrimit të moteve, në fshatin Raushiq, të Komunës së Pejës, nga një plumb qorr që e plagosi në kokë e që i depërtoi në qendrat vitale të trurit.
Ajo ishte trajtuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë dhe dy ditë më vonë ishte raportuar për keqësim të gjendjes së saj shëndetësore.
Axha i saj, Bashkim Veselaj, shpreson të jetë ky rasti i fundit i dikujt që ndërron jetë nga festimet e Vitit të Ri. Ai pret që edhe drejtësia të bëjë punën për të ndriçuar rastin.
“Desha të falënderojë mjekësinë, e cila ka dhënë maksimumin që Shpresën ta kthejë në jetë. Por, deshi Zoti, e mori. U kisha bërë thirrje vendasve të mi të Raushiqit, gjithë shqiptarëve kudo që janë, që të festojnë me zemër e jo me armë. Shpresoj që kjo vrasje e Shpresës të jetë e fundit dhe mos të përsëritet më. Ju lutem, festoni me zemër e jo me armë”, thotë Veselaj.
Zëdhënësi në Policinë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, thotë se Policia e Kosovës është duke hetuar rastin.
“Rasti është në Prokurori, por tashmë nuk mund të flasim për individë të caktuar”, thotë ai.
Përveç rastit të Shpresës, gjatë festimeve të Vitit të Ri ishin lënduar 13 persona nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Në këtë natën janë arrestuar katër persona për posedim të paligjshëm të armëve.



Gruevski premton rritjen e rrogave
Kryeministri, Nikolla Gruevski sot në fjalimin e tij para sindikatave të vendit bëri të ditur për rritjen e rrogave për 5 për qind nga shtatori i këtij viti, ndërsa rritje paralajmëroi edhe për rrogën minimale.
Gruevski theksoi se me lehtësimin dhe kapërcimin e krizës ekonomike që kishte përfshirë edhe vendin do vijoj gradualisht me politikat e projektuara zhvillimore dhe të rritjes së kapaciteteve të administratës shtetërore.
“Në vitin 2006 në zgjedhjet parlamentare për herë të parë e fitova besimin që të jem kryeministër. U deklaruam si qeveri partnere e sindikatës dhe mbrojtjes së të drejtave punëtore. Çdoherë kemi kujdes që të mos i rrezikojmë firmat private dhe vendet e punës. Në vitin 2008 dhe 2011, pasi u pa se premtimin e realizuam, qytetarët e konfirmuan besimin në politikat tona. Punëtorët, të drejtat e punëtorëve, punësimet janë prioriteti ynë”, theksoi ai.
Gruevski premtoi se Qeveria gjatë 10 ditëve të ardhshme do të ofrojë zgjidhje ligjore me të cilën do të rritet rroga minimale në ekonomi prej 8.050 denarë (rreth 120 euro) që është aktualisht deri në 10.080 denarë (rreth 150 euro).
Por, sipas tij, rritja do të bëhet gjatë tre viteve të ardhshme, duke filluar nga marsi i këtij viti e deri në vitin 2016. Sipas tij, me këtë ligj, të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme private janë të detyruara që të plotësojnë kushtin për të siguruar një rrogë minimale jo më pak se 150 euro. Kjo masë do të përfshijë mbi 65 mijë të punësuar në sektorin privat.

Lindi fëmijën e parë në moshë 49 vjeçe
Aktorja Laura Linney dhe burri i saj, Marc Schauer, kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Revista People njofton se 49-vjeçarja ka lindur një djalë, të cilin e ka pagëzuar Bennett Armistead Schauer.
“Nëna dhe foshnja janë të lumtur dhe të shëndoshë”, ka thënë përfaqësuesi i aktores.
Çifti është martuar në vitin 2009 dhe ky është fëmija i tyre i parë.
Laura Linney është më së shumti e njohur për rolet e saj në filmat, si “The Truman Show”, “Mystic River” dhe “Kinsey”, ndërsa së fundmi është paraqitur në serialin “The Big C”

Shtëpia e Justin Biber, plot drogë?
Justin Bieber duket se ka pasur drogë dhe vegla droge të shpërndara kudo nëpër shtëpinë e tij, raportojnë mediat amerikane.
Sipas një raporti të publikuar nga TMZ, përfaqësuesit e policisë së Los Angelesit kishin gjetur vazo të ëmbëlsirave me marihuanë, 4-5 shishe me kodeinë, tre thithëse – një në dhomën e televizorit, dhe dy në kuzhinë.
Kishte pasur gota plastike të copëtuara nëpër shtëpi, të cilat janë përdorur për një lëndë Sizzurp, që thuhet se është droga e preferuara e Justin dhe ku ishin shkruar emrat e njerëzve që kishin përdorur.
Shtëpia e 19-vjeçarit ishte bastisur të martën, në lidhje me supozimet se ai kishte hedhur me vezë në shtëpinë e fqinjëve, duke u shkaktuar 20 mijë dollarë dëm.

Real Madridi i supergolave, pushton majen
Real Madridi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Betisi me rezultat 5-0, në një sfidë që u përshkua nga shumë supergola.
Real Madridi e fitoi shumë shpejt këtë takim. Pas 10 minutave lojë, ishte Cristiano Ronaldo ai që lansoi një bombë atomike në drejtim të portës, e cila e pluhurosi të tërin portierin venas (10’). Gol fantastik i cili nuk realizohet lehtë as në Playstation.
Në vazhdim Reali dominoi dhe pas një gjuajtje të lirë në minutën e 25-të, ishte piktori Gareth Bale ai që realizoi një vepër artistike nga gjuajtja e lirë. Me shumë mundësi ky gol mund të vendoset në muzeun e Luvrit, pasi thjesht ishte i mrekullueshëm.
Pjesën e parë e përfundoi Karim Benzema, që me një goditje të fortë mposhti portierin e demoralizuar vendas pas një pasimi të Luka Modric (45+1).
Në pjesën e dytë Reali luajti shumë qetë, por e tillë nuk ishte goditja e Angel Di Marias, i cili pas një topi të kthyer nga më se 35 metra me një raketë kineze e zhduki plotësisht nga radari portierin vendas. Gol spektakolar nga Di Maria (62’).
Në fund të takimit pas një asistimit të Ronaldos, ishte Alvaro Morata ai që e mbylli rezultatin përfundimtar prej 5-0.
Pas kësaj fitore Real Madridi barazohet me pikë me Barcelonën dhe Atletico Madridin në krye të tabelës së Ligës Premier.
Barcelona i shkon të dielën Levantes, teksa Atletico Madridi e pret po ashtu të dielën Sevillan në Vicente Calderon.

Fillon gjyqi ndaj Ribery dhe Benzema
Ka filluar procesi gjyqësor kundër dy futbollistëve francezë, Franck Ribery dhe Karim Benzema, të cilët akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë nën moshën madhore.
Anësori i Bayern Munichut akuzohet se e ka ditur që Zahia Dehar ka qenë e mitur në vitin 2009 dhe e ka marrë me vete në Munih, para se të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai e mohon këtë akuzë.
Nga ana tjetër, sulmuesi i Real Madridit akuzohet vetëm se ka paguar për seks në një hotel në Paris kur Zahia ishte 16 vjeçe. Ai mohon të ketë pasur ndonjë kontakt seksual me të.
Avokati i Ribery, Carlo Alberto Brusa, ka thënë se klienti i tij është i bindur në pafajësinë.
Seksi me prostituta nën 18 vjet në Francë dënohet maksimalisht me tre vjet burg , por gjasat janë të mëdha që dy futbollistët, në rast se shpallen fajtorë, të paguajnë gjobë prej 45.000 eurosh.
Ndryshe, edhe Ribery edhe Benzema pritet ta përfaqësojnë Francën në Kampionatin Botëror në Brazil që mbahet gjatë verës që vjen.

Eto’o: Dua t’i jap fund te Mallorca
Sulmuesi i Chelseat, Samuel Eto’o, planifikon ta mbyllë karrierën me fanellën e ish-klubit të tij, Mallorca.
Kamerunasi kaloi katër vite te klubi spanjoll (2000-2004), ku u bë i njohur dhe siguroi transferimin te Barcelona për të vazhduar me një karrierë mahnitëse. Paraprakisht, ai ishte në pronësi të Real Madridit (1997-2000), mirëpo Los Blancos e huazuan te Leganes, Espanyol dhe Mallorca, ku pas huazimin nënshkroi si lojtar i tyre.
Këtë sezon, 32-vjeçari po luan për Chelsean (ku u transferua nga Anzhi Makhachkala), ndërsa këtë fundjavë ai kryesoi titujt e gazetave për het-trikun që ia shënoi Manchester Unitedit.
“Gjithmonë do të më pëlqejë Barca, por personalisht e preferoj Mallorcan. Djali im më ka bërë presion që ta përfundoj karrierën atje, sepse ai është nga ai vend”.
“Kam nënshkruar te Chelsea për gjithë sezonin dhe do të përpiqem që ta shijoj. Por, më pastaj, do të shkoj te Mallorca”, ka deklaruar Eto’o për Cadena Cope.
Mallorca aktualisht bën gara në Segunda Division.

Wenger: Po pritet tepër nga Ozil
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se pritjet e tifozëve nga Mesut Ozil janë shumë të mëdha.
Mesfushori gjerman është bërë futbollisti kryesor i skuadrës që kur kaloi në Emirates nga Real Madridi në fillim të këtij sezoni, duke ndihmuar që Topçinjtë të kryesojnë Ligën Premier.
Mirëpo, rënia paksa në aspektin golashënues në javët e fundit, ka bërë që ai të kritikohet menjëherë.
“Nganjëherë njerëzit presin që ai ta bëjë vet dallimin. Nganjëherë kur gjërat nuk funksionojnë, pritet nga ai që ta marrë topin dhe ta fusë në rrjet”.
“Ai është më shumë asistues sesa shënues. Ai nuk duhet kritikuar, por duhet inkurajuar”.
“Ai është 25 vjeç dhe do të bëhet gjithnjë e më i mirë. Vitet më të mira po vijnë për të”, ka thënë francezi për faqen zyrtare të klubit.

Roma huazon Bastosin
Roma ka siguruar shërbimet e Michel Bastos për gjashtë muajt e ardhshëm.
Mesfushori brazilian kalon në Serie A nga klubi Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Giallorossët e kanë opsionin që në fund të sezonit ta blejnë atë për 3.5 milionë euro.
30-vjeçari kaloi te Al Aini në muajin gusht nga Lyoni, mirëpo tash ka vendosur të kthehet përsëri në Evropë.
Në të kaluarën ai ka punuar në urdhrat e trajnerit të Romës, Rudi Garcia, kur të dy ishin te Lille.

Lëndohet Torres, mungon disa javë
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka njoftuar se Fernando Torres do të mungojë disa javë (duke mos specifikuar kohëzgjatjen e saktë) pas dëmtimit që pësoi në derbin ndaj Manchester Unitedit, të cilin Blutë e fituan me rezultat 3-1.
Sulmuesi spanjoll zuri vendin e heroit Samuel Eto’o (i cili shënoi het-trik) në minutën e 79-të, mirëpo për aq kohë sa luajti e lëndoi ligamentin lateral të gjurit.
“E kemi humbur Fernandon për disa javë, ai ka probleme me ligamentin lateral”.
“Për disa javë tash do të luajmë me Demba (Ba) dhe Samuel (Eto’o), shpresojmë që ata do ta kryejnë punën për ne”, ka thënë portugezi për Sky Sports.
Kjo ishte një ditë e rëndësishme për Mourinhon, i cili ka regjistruar fitoren e 100-të në Ligën Premier me Chelsean, më shpejt se cilido trajner tjetër (pas 142 ndeshjesh të zhvilluara).

Balotelli ia dedikon fitoren Seedorfit
Mario Balotelli i ka dedikuar fitoren e Milanit ndaj Hellas Verona, trajnerit të ri të ekipit, Clarence Seedorf.
Sulmuesi italian shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke qenë i saktë nga pika e bardhë.
“Është një fitore të cilën ia kushtojmë Seedorf, ndeshja e parë gjithmonë është më e vështira”.
“Në situata të vështira ne kemi qenë në gjendje të fitojmë. Ne jemi organizuar dhe kemi luajtur mirë. Ai ka kërkuar prej nesh të luajmë me katër sulmues, ai kërkoi të bëjmë presion të menjëhershëm, kjo funksionoi pasi ne mund ta rikuperonim topin”.
“Unë jam i lumtur me këtë pozitë, që ne të kemi më shumë posedim, madje edhe më shumë”, ka thënë Balotelli.

Hoeness: Bayerni, më i miri në botë
Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, mendon se klubi i tij është më i miri në botën e futbollit.
Bavarezët janë kampionë në fuqi të Gjermanisë, Evropës dhe botës, ndërsa edhe këtë sezon po vazhdojnë të tregojnë dominimin e tyre në garat ku po marrin pjesë.
“Unë e mbështes mendimin se aktualisht Bayerni është klubi më i mirë në botë”.
“Do të ishte arrogante të thosha se jemi të pamposhtshëm, por jemi mirë të pozicionuar”.
“Për këtë duhet ta falënderojmë trajnerin”, është shprehur Hoeness për Bild.
Bayerni aktualisht ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë në Bundesliga dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dzeko i kënaqur me formën personale
Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, është i ngazëllyer me formën personale nëpër të cilën po kalon.
Dzeko ishte në listën e shënuesve në fitoren 4-2 ndaj Cardiff Cityt.
“Jam shumë i kënaqur, së pari për fitoren dhe sigurisht që shënova golin e 100-të”.
“Po kënaqem me këtë për momentin. Ekipi po luan futboll të mahnitshëm. Ne po shënojmë shumë gola. Ne vetëm duhet të vazhdojmë kështu”, ka thënë 27-vjeçari.

Ibra lavdëron Messin
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi.
Ibra shpesh ka qenë kritik ndaj Messit në media, që kur është larguar nga Barcelona, transmeton Telegrafi. Por tash ka dalë me një prononcim më ndryshe.
“Messi është një lojtari jashtëzakonshëm. Ai bën gjëra të cilat mund të shihen vetëm në video-lojëra”.
“E pashë golin e tij të dytë ndaj Getafe dhe ishte i mahnitshëm, magjik. Ai është rikthyer dhe duket shumë i uritur. Vërtet kënaqem duke e parë atë”, ka thënë Ibrahimovic.

Fjalën e fundit e ka Thohir, Mazzarri nuk komenton (Foto)
Unë nuk flas për transferimet. Nëse vjen një lojtar i ri, atëherë do të jap vlerësimet”, ka deklaruar italiani.
Në ndërkohë, duket se fjala e fundit i ka mbetur shefit të Nerazzurrëve, Erick Thohir, i cili duhet ta japë dritën e gjelbër që të ndodhë lëvizja e futbollistëve në drejtime të kundërta.
Mësohet se Interi do ta zëvendësojë Guarinin me mesfushorin e Lazios, Hernanes.
E plotësuar - Duket se ka marrë fund gjithçka, pasi sulmuesi i ri i Interit, Mirko Vucinic është nisur për t’i kryer testet mjekësore në Pavia me një mjek të Interit.
Kanë rifilluar negociatat për shkëmbimin Vucinic – Guarin ku drejtorët e Interit dhe ata të Juventusit po flasin për detajet e fundit.
Vullneti i lojtarëve ka shtyrë që operacioni të kryhet dhe tashmë Vucinic (shiko foton më poshtë) është nisur me një mjek të Interit për të kryer testet mjekësore.
Shumë shpejt priten informacione të reja pasi negociatat po zhvillohen dhe Guarin me agjentin e tij ende janë në pritje.
E plotësuar - Mesfushori i Interit, Fredy Guarin dhe sulmuesi i Juventusit, Mirko Vucinic, kanë kërcënuar se nuk do të stërviten me klubet e tyre nëse nuk arrihet marrëveshja.
Sky Sport Italia dhe Gianluca Di Marzio raportojnë se lojtarët po bëjnë presion te menaxhmentet e klubeve, sidomos te ai i Interit, që marrëveshja të përfundojë.
Iniciator ka qenë Guarin, që më nuk pranon të luajë për Interin pas bllokimit të negociatave, arsyet e të cilit i mësoni më poshtë.
Interi ndërpret negociatat me Juven për Guarin (Foto)
E plotësuar - Sipas mediave italiane, Interi ka ndërprerë negociatat me Juventusin për shkak të mospajtimeve financiare për shkëmbimin Guarin – Vucinic dhe për shkak të nervozizmit të tifozëve.
Sky Sport Italia dhe Gianluca Di Marzio raportojnë se Interi ka marrë vesh për nervozizmin e tifozëve Nerazzur anë e mbanë botës, dhe kështu ka kërkuar ndërprerjen e negociatave.
Ky hap ka nervozuar tej mase Juventusin, që tani kërkon përgjegjësi nga Interi pasi lojtari tashmë ka nënshkruar me Bianconerët dhe do të kryejë nesër testet mjekësore.
Interi ka arritur marrëveshje me Vucinicin dhe pritet që ai të arrijë te Nerazzurët për një shumë të hollash dhe jo si shkëmbim me Guarin.
Edhe Tifozët e Interit që njihen si Curva Nord kanë reaguar duke paralajmëruar protesta të mëdha në rast të shitjes së Guarin, që ka bërë që Interi të bllokojë tratativën.
Interi dhe Juventusi kanë arritur marrveshje për shkëmbimin e dy lojtarëve, mesfushorit Fredy Guarin dhe Mirko Vucinic.
Sky Sport Italia raporton se klubet tashmë janë marrë vesh që t’i shkëmbejnë lojtarët kokë për kokë pa asnjë cent të përfshirë në paketë.
Guarin është parë në zyret e Juventusit në Milano, teksa ka nënshkruar kontratën e tij me Bianconerët.
Kolumbiani qysh nesër do t’i kryejë testet mjekësore te klubi nga Torino.
Se ky është një informacion i sigurt dhe se gjithçka ka marrë fund, flet urimi i mbrojtësit Leonardo Bonuccit që i ka thënë lamtumirë Vucinicit në Tëitter.
Vucinic ka kohë që nxehë pankinën te Juventusi, teksa Guarini ka shprehur pakënaqësitë me trajtimin te Interi, që ka pasuar me një kalim sensacional te rivali i përgjakshëm Juventusi.
Kujtojmë se ishte pikërisht Guarin një prej akterëve kryesorë në disfatën e parë të Juventusit pas 49 ndeshjeve më 3 nëntor të vitit 2012.

Subscribe to:
Posts (Atom)