
http://lajmepergjithshka.blogspot.com/
http://lajmepergjithshka.blogspot.com/
Saturday, February 1, 2014
Zyrtare: Hernanes lojtar i Interit
Është konfirmuar edhe zytarisht transferimi i mesfushorit brazilian, Hernanes, te klubi italian Inter.
Mesfushori brazilian do të përfitojë rreth tre milionë euro në sezon, teksa Interi do të paguajë rreth 15 milionë euro për të, por duke përfshirë edhe bonuset në rast të performancave të mira të lojtarit.
Transferimin e ka konfirmuar Interi në faqen zyrtare dhe në Twitter, me lojtarin që shihet duke firmosur kontratën.
Hernanes ishte subjekt i negociatave të gjata mes dy klubeve, ku dëshira e lojtarit e shtyu atë drejt realizimit të transferimit.
Ai i kreu testet mjekësore gjatë ditës së premte, nga ku më pas nënshkroi dhe pasi u aprovua transferimi nga Lega Calcio, u zyrtarizua.
Ky është lajmi më i mirë që kanë mundur të marrin tifozët e Interit, pasi është një nga transferimet e rëndësishme të ditës së fundit të afatit të janarit në kampionatet evropiane. /Telegrafi/

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment