http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

http://lajmepergjithshka.blogspot.com/

Friday, February 7, 2014

Hazard dëshiron t’ia kalojë Ronaldos e Messit

Belgu është në formë të mahnitshme këtë sezon, dhe ka shënuar 11 gola në 34 paraqitje, por nuk është i kënaqur që ngelet prapa dy lojtarëve të përmendur. 23-vjeçari pranon se ai është në mesin e më të mirëve në botë, por ende jo në nivel të dyshes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. “Ata janë lojtarët më të mirë në planet. Ata shënojnë një, dy ose tre gola në çdo ndeshje”. “Kjo është diçka të cilët duhet ta synoni – të shkoni në nivelin e tyre. Ata është e qartë se janë top, top-lojtarë”, ka thënë Hazar për emisionin 'Football Focus' të BBC. “Mbase do të thosha se jam lartë me disa prej më të mirëve, por duhet të pranoj se ka shumë, shumë lojtarë të mirë në botë”, ka shtuar më tej belgu. /Telegrafi/

Sunday, February 2, 2014

Bombë nga Ronaldo: Mund të luaj në Francë

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai mund të joshet që të luajë në një të ardhme në Francë. Superylli i klubit mbretëror i cili jo rallë herë e ka parë veten në spekulimet për të ardhmen e tij që e lidhnin me miliarderët e PSG-së dhe Monacos, tani ka dhënë një indikacion shumë të madh për atë se një ditë mund të luajë në Francë. “Ndoshta një ditë mund të luaj në Francë. E ndoshta jo...”. “Franca gjithmonë ka qenë mikpritëse ndaj portugezëve. Nëna ime punoi atje. Është një vend që vërtet e dua. Gjithë ajo që mund të them për tifozët francez është që ata të vazhdojnë të më përkrahin mua”. “Unë kam kontratë me Real Madridin deri në moshën 33 vjeçare dhe shpresoj të qëndroj këtu, jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Cristiano. /Telegrafi/

Klipi erotik i Iglesias (Video, +16)

Këngëtari me origjinë spanjolle, Enrique Iglesias, ka shokuar me videoklipin e këngës së tij të re me titull “I’m A Freak”. Kënga në bashkëpunim me Pitbull është paralajmërim i albumit të ri të 38-vjeçarit, “Sex + Love”. Në klip shfaqet një ndejë e shfrenuar, me vajza të zhveshura, dehje dhe gazmend. Iglesias, i cili është i njohur për baladat e tij, duket se ka vendosur ta ndryshojë paksa edhe zhanrin muzikor. “Sex + Love” është i dhjeti në karrierën e Enriques, i cili albumin paraprak e publikoi në vitin 2010 me titull “Euphoria”. /Telegrafi/

Alves: Camp Nou, si terren mysafir

Dani Alves nuk është shprehur i kënaqur me mbështetjen e tifozëve në Camp Nou, në humbjen prej 3-2 nga Valencia. Braziliani mendon se skuadra ka nevojë për ndihmën e tifozëve kur gjendet në momente jo të mira. “Nganjëherë duket sikur po luajmë si mysafirë. Lidhja (mes skuadrës dhe tifozëve) duhet të jetë pozitive”. “Ne humbëm dhe duhet të kthehemi. Nuk ka kohë për pendim. Duhet të jemi të pjekur dhe të mësojmë nga humbja, në mënyrë që të mos ndodhë përsëri”. “Qëllimi ynë duhet të jetë kontrollimi i plotë i ndeshjes, jo vetëm një periudhë”. “Ne humbëm tri pikë duke e kontrolluar lojën. Shënuam dhe pastaj u bëmë shumë të parashikueshëm. Nuk është çështje e vetëbesimit të tepruar”, u ka thënë Alves gazetarëve. /Telegrafi/

Meha konfirmon ftesën e BunjakitMeha konfirmon ftesën e Bunjakit

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Alban Meha ka pranuar se trajneri i Kosovës Albert Bunjaki i ka dërguar një ftesë për ta pasur në ekip gjatë ndeshjes së parë miqësore që do të zhvillojnë shumë shpejt. Kjo është hera e parë që një lojtar del hapur dhe pranon se drejtuesit e Kosovës dhe vetë trajneri e ka kontaktuar nga afër për ta grumbulluar, shkruan sportishqiptar. Alban Meha konsiderohet si një lojtar mjaft i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare dhe Xhani De Biasi e ka grumbulluar në të gjitha ndeshjet me rëndësi. Mesfushori Alban Meha i ka thënë Bunjakit se ende nuk ka menduar mirë, por ia ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të luajë vetëm për ndeshje miqësore. “Bunjaki më ka thirrur dhe kemi biseduar pas pranimit të Kosovës për të luajtur ndeshje miqësore. Unë i kam thënë se nuk jam i gatshëm të luaj për Kosovën vetëm në ndeshje miqësore sepse tani jam pjesë e kombëtares shqiptare dhe jam interesuar të luaj edhe për ndeshje zyrtare dhe kualifikuese”, ka thënë Alban Meha. Ai ka lënë të hapur gjithçka në të ardhmen dhe ka thënë se do ta mendojë mjaft mirë këtë çështje pasi të ketë folur edhe me familjen. “I kam thënë se do të flas me familjen time për këtë rast, por nuk jam gati të luaj vetëm për miqësore. Ende nuk dihet nëse do të luaj në 5 Mars apo jo”, shtoi më tej Meha. Me pranimin e Kosovës në FIFA apo UEFA, sigurisht që duhet menduar më mirë sepse lojtari mund të largohet. “Pas pranimit të plotë të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, atëherë do të flasim përsëri se a mund të luaj për Kosovën. Unë jam nga Kosova dhe sigurisht që do të më pëlqente të luaja me ekipin e vendit tim. E theksoj edhe një herë që për momentin nuk jam i interesuar të luaj”, ka përfunduar futbollisti i kombëtares shqiptare. Alban Meha, aktualisht aktivizohet me ekipin e Paderbornit dhe është një prej lojtarëve më kryesorë të ekipit. Edhe me kombëtaren shqiptare ka qenë gjithmonë në vëmendjen e teknikut De Biasi sepse ai mund të luajë në shumë pozicione të ndryshme. /Zëri/Telegrafi/

Saturday, February 1, 2014

Vucinic mbetet te Juve

Arsenali nuk ka arritur ta huazojë sulmuesin e Juventusit, Mirko Vucinic, në momentet e fundit të afatit kalimtar të janarit. Bianconerët ishin të hapur që ta huazonin malazezin në Emirates, por ai refuzoi të shkonte në periudhë afatshkurtër. 30-vjeçari ka preferuar të shitej te Topçinjtë, ose te rivali i tyre Tottenham. Sidoqoftë, ai ka thënë se ndihet mirë në Torino dhe nuk dëshiron ta shqetësojë familjen e tij me këtë lëvizje të përkohshme. Vucinic do ta gjejë veten në konkurrencë edhe më të madhe për lojë pas transferimit të Dani Osvaldos. Arsenali provoi shansin e fundit për transferimin e malazezit, pasi dështoi ta huazonte veteranin e Lazios, Miroslav Klose. /Telegrafi/

Zyrtare: Hernanes lojtar i Interit

Është konfirmuar edhe zytarisht transferimi i mesfushorit brazilian, Hernanes, te klubi italian Inter. Mesfushori brazilian do të përfitojë rreth tre milionë euro në sezon, teksa Interi do të paguajë rreth 15 milionë euro për të, por duke përfshirë edhe bonuset në rast të performancave të mira të lojtarit. Transferimin e ka konfirmuar Interi në faqen zyrtare dhe në Twitter, me lojtarin që shihet duke firmosur kontratën. Hernanes ishte subjekt i negociatave të gjata mes dy klubeve, ku dëshira e lojtarit e shtyu atë drejt realizimit të transferimit. Ai i kreu testet mjekësore gjatë ditës së premte, nga ku më pas nënshkroi dhe pasi u aprovua transferimi nga Lega Calcio, u zyrtarizua. Ky është lajmi më i mirë që kanë mundur të marrin tifozët e Interit, pasi është një nga transferimet e rëndësishme të ditës së fundit të afatit të janarit në kampionatet evropiane. /Telegrafi/